Albumi i ri i Janet Jackson

12/05/2015 00:00

Akoma nuk ka një konfirmim zyrtar nga kompania e regjistrimit të artistes, por shumë burime raportojnë se albumi i ri i Janet Jackson do të publikohet më 7 korrik.

Një informacion më i saktë është postuar në faqen e internetit të JanetClub, ku vihet re një fotografi e diskut promovues, ku si datë publikimi ishte 7 korriku.

Albumi i fundit i motrës së Michael Jackson, ‘Discipline’, nuk pati aspak sukses dhe me albumin e radhës ajo shpreson të kapë majat e klasifikimeve.

Top Channel