Spektatori çorodit garën e çiklizmit në Turin e Italisë

12/05/2015 00:00

Përpjekja e një adhuruesi të çiklizmit për t’iu bashkuar vjedhurazi një gare për Turin e Italisë, shkoi tmerrësisht keq.

Tifozi i këtij sporti i hipi biçikletës në momentin kur pranë tij po afrohej një grup i madh çiklistësh dhe menjëherë u fut në korsinë e shpejtësisë.

Ky veprimi i tij shkaktoi kaos dhe shumë çiklistë u përplasën me njëri-tjetrin duke bllokuar krejtësisht rrugën për pak sekonda, ndërsa fajtori i gjithë rrëmujës u largua i pashqetësuar.

Top Channel