Kanye West nderohet me titullin “Doktor”

12/05/2015 00:00

Kanye West është nderuar me titullin “Doktor” nga Instituti i Arteve të Çikagos, në ceremoninë e përvitshme të ndarjes së diplomave për studentët.

Reperi amerikan nuk mund ta fshihte kënaqësinë që ndiente teksa ishte në podiumin e një prej shkollave më prestigjoze, ku dha edhe një fjalim të fuqishëm.

”Unë jam një artist i muzikës, kështu që telajo është opinioni publik, ndërsa bota është piktura ime”, ka thënë ai në momentin që ka marrë dekoratën.

Ndërsa presidenti i Institutit, Walter Massey, në momentin e dorëzimit të titullit është shprehur: “Karriera jote vizionare dhe ambicioze është reflektimi i duhur i një shpirti kreativ”.

Top Channel