Meshkujt shikohen në pasqyrë më shumë se femrat

12/05/2015 00:00

Nga një studim i kompanisë “Avaj”, që merret me shitjen e produkteve kozmetike, ku janë përfshirë rreth 1000 britanikë, ka zbuluar se femrat nuk janë më gjinia që shpenzojnë më shumë kohë para pasqyrës.

Mesatarisht, meshkujt shikohen në pasqyrë 23 herë në ditë ose dhjetë minuta gjatë 24 orëve, në dallim nga vajzat që këtë gjë e bëjnë vetëm 16 herë. Po ashtu, mënyra se si e shohin veten ndryshon nga meshkujt te femrat.

Meshkujt priren të shikojnë pjesët e trupit për të cilët ndjehen “krenarë”, ndërsa femrat ato pjesë për të cilat ndihen të “turpëruara”. Kështu, rreth 76% e meshkujve të përfshirë në studim ishin të lumtur t’i drejtoheshin pasqyrës për të admiruar pjesën e duarve dhe gjoksit, ndërsa me radhë vijnë këmbët, buzëqeshja, sytë dhe flokët.

Rreth 11% e meshkujve u shprehën se shikohen në pasqyre mbi 30 herë në ditë, ndërsa 82% mendojnë që të dukesh mirë, është çelësi për të arritur atë që dëshiron. Po ashtu, rreth 67% e meshkujve shprehën se kanë tre ose më shumë produkte kozmetike, ndërsa 34% u treguan të sinqertë kur u shprehën se përdorin produkte kozmetike të një anëtari të familjes ose një shoku.

 

Top Channel