Meta- Roadkin: Të rrisim investimet izraelite në Shqipëri

12/05/2015 00:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta priti ambasadorin e ri izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin. Gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë bindjen se puna duhet përqendruar në rritjen e investimeve izraelite dhe bashkëpunimit, kryesisht në fushat e agro-përpunimit, turizmit, menaxhimit të ujrave dhe mineraleve.

Z. Meta shprehu bindjen se ambasadori i ri do të vijojë punën që Ambasada e Izraelit bën prej vitesh në funksion të forcimit të bashkëpunimit konkret dypalësh.

Top Channel