Irina dhe Bradley darkojnë në Londër

12/05/2015 00:00

Pasi u “zurën mat” në rrugët e New York-ut, Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë darkuar të hënën në mbrëmje në njërin nga restorantet e Londrës. Ata janë parë duke qeshur, ndërsa duket se lidhja e tyre është duke ecur mirë.

Pavarësisht se ende, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar që të deklarohet, tashmë është shumë e qartë. Historia e dashurisë mes Cooper dhe modeles Suki Waterhouse ka perënduar, pasi Irina ka rrëmbyer zemrën e aktorit të filmit “The Hangover”.
 
Menjëherë sapo kanë parë fotoaparatet, çifti ka nxitur të fshihet pas njëri-tjetrit, por nuk kanë arritur që ta bëjnë për shumë gjatë. Më në fund, duke qeshur kanë zbuluar fytyrat e tyre. Në shoqërimin e Shayk dhe Cooper, janë parë edhe një çift tjetër.

FOTO GALERI
1/5
Irina dhe Bradley darkojnë në Londër

Top Channel