F1, Alonso: Preferova McLarenin para Mercedesit

12/05/2015 00:00

Fernando Alonso, në një intervistë për gazetën spanjolle ‘AS’, ka deklaruar se zgjodhi skuderinë McLaren para asaj Mercedes, pasi makina britanike ka qenë ajo me të cilën ëndërronte që fëmijë.

“Kur vendosa të largohesha nga Ferrari, fola me shumë skuderi. Por, unë kam nisur karrierën me një makinë kart që ishte një imitim i McLaren Hondës. Kur isha 7-8 vjeç, shikoja Senën dhe Prostin që fitonin me atë makinë dhe nga ata më lindi dëshira për t’u bërë pilot i Formulës 1. Para çdo ekipi, unë do të zgjidhja McLaren Honda sërish”, tha piloti spanjoll.

Edhe pse nuk ka grumbulluar asnjë pikë në pesë garat e para, Alonso nuk është i trishtuar dhe e merr me filozofi këtë periudhë të keqe në jetën sportive.

“Kam fituar dy kampionate, jam piloti me më shumë pikë në historinë e Formulës 1, kam një familje të mrekullueshme dhe partneren më të mirë në botë. Nëse do të trishtohem unë, çfarë duhet të bëjnë të tjerët”, tha Alonso.

Top Channel