Zgjedhjet e 21 Qershorit, Audry Glover në krye të vëzhguesve të ODIHR-it

12/05/2015 00:00

Kreu i vëzhguesve të ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit në vendin tonë do të jetë sërish Audry Glover. Sipas Zërit të Amerikës, ambasadorja britanike është emëruar sërish, pasi ka drejtuar edhe misionin e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhjet e vitit 2009.

ODIHR-i ja ka besuar për të dytën herë këtë detyrë, pavarësisht se ardhja e saj në vitin 2009 shkaktoi një përplasje të fortë me autoritetet shqiptare të kohës.

E djathta në pushtet nuk e kishte harruar klimën e vështirë që ishte krijuar me vëzhguesit ndërkombëtarë në zgjedhjet problematike të vitit 1996, ndërsa e kishte konsideruar “jo realist” raportin e atëhershëm të ODIHR-it, që drejtohej pikërisht nga zonja Glover.

Këtë herë ambasadorja Glover pritet të jetë në krye të 24 vëzhguesve afatgjatë dhe afër 250 vëzhguesve afatshkurtër. Të paktën, ky është numri që i është kërkuar vendeve anëtare të OSBE-së që të kontribuojnë.

Top Channel