Shtetet e Bashkuara po ndjekin me shqetësim situatën në Maqedoni. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit, tha për Zërin e Amerikës se qeveria amerikane është në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësit politikë në Shkup.

Zyrtari u bëri thirrje banorëve të ruajnë qetësinë dhe të lejojnë zbardhjen e fakteve për ngjarjet e regjistruara në fundjavë në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Diplomati amerikan u bëri thirrje udhëheqësve të Maqedonisë të bashkëpunojnë dhe të hapin një dialog për zgjidhjen e sfidave me të cilat ndeshet vendi i tyre, si krizën e zgjatur politike dhe realizimin e reformave të nevojshme.

Top Channel