Honduras, kung-fu pas ndeshjes

12/05/2015 00:00

Mendohuni mirë kur vendosni që të bëni sherr me futbollistët e Real Espana-s, sidomos me mbrojtësin Marlon Pena, i cili ka dëshmuar se është shumë i mirë edhe në kung-fu.

Real Espana eliminoi në çerekfinalet e kampionatit Clausura, skuadrën e Deportivo Marathon, por tifozët e ekipit humbës ishin shumë të nevrikosur, sa që vendosën të zbresin në fushë dhe të sulmonin fizikisht futbollistët fitues.

Mirëpo, njëri prej tifozëve e ka pësuar më se keqi, pikërisht atij që i takoi të merrej me Marlon Pena-n, i cili e ka shtrirë për toke tifozin, falë aftësive të tij në kung-fu. Raste të tilla kemi parë edhe në Angli, kur Eric Cantona i United kishte vendosur që të sulmonte në të njëjtën mënyrë një tifoz, por kjo ngjarje kishte ndodhur vite më parë.

Top Channel