Rama: Fund kohës së këshillave me burra

12/05/2015 00:00

Edi Rama u takua me kandidatet gra të Partisë Socialiste për këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 21 Qershorit. Ai tha se ka marrë fund koha e këshillave bashkiakë të mbushur me burra dhe se ne, theksoi ai, po i afrohemi standarteve të Bashkimit Europian, duke patur 50% gra.

“Në vendet e Bashkimit Europian, këshilltaret janë 32% mesatarisht, ne sot kemi 50%. Në vendet e BE-së, 14% e kryebashkiakëve janë femra, ndërsa ne sot kemi kandiduar 16% femra dhe unë kam besim se të gjitha do të bëhen kryetare bashkish sepse e meritojnë. Në bashki do të jetë prezente thjeshtësia dhe dëshira për të shërbyer dhe jo arroganca që shpesh kthehet në tipar të drejtuesve meshkuj”, tha Rama.

Top Channel