Kurse për “selfie” në Universitetin e Kalifornisë Jugore

12/05/2015 00:00

Të gjithë ne e kemi bërë një “selfie”, nuk ka rëndësi se me celularin tënd apo të dikujt tjetër, por në momentin kur e kemi bërë, nuk besojmë ta keni menduar aq thellë, sa profesori Mark Marino i Universitetit të Kalifornisë Jugore, i cili ka nisur të ligjerojë në lëndën “Shkrimi dhe arsyetimi kritik, identiteti dhe diversiteti”, por që në mesin e studentëve njihet si lënda e “selfie”-es.

“Selfie’-t mund të jenë një gjë argëtuese, por ato janë një mundësi për të prezantuar veten tonë, për statusin tonë socio-ekonomik, për atë që duam të përçojmë si mesazh. Ky nuk është thjesht një trend, ‘selfie’-t tregojnë edhe për identitetin e njeriut”, është shprehur Marino.

Studentët që ndjekin lëndën mes shumë detyrave tjera, duhet që të lexojnë revista dhe blogje për “selfie”-t. Ndonjëherë, ata bashkohen me studentët që bëjnë lëndën “Selfie, Snapchat and Cyberbullies” me Miriam Posner nga Universiteti i Kalifornisë, Los Angeles.

Top Channel