Zhduket helikopteri amerikan në Nepal

12/05/2015 00:00

Një helikopter i ushtrisë amerikane, që ndodhej për misione humanitare në Nepal raportohet i zhdukur.

Helikopteri, pjesë e një force ushtarake amerikane që iu bashkuan misioneve humanitare në Nepal pas tërmetit të 25 Prillit, humbi kontaktet në rajonin Charkot, në lindje të vendit.

Lajmi është konfirmuar nga marina amerikane, që thotë se për momentin nuk janë të qarta arsyet e zhdukjes së helikopterit dhe për zbardhjen e tyre ka nisur një hetim.

Top Channel