PD, Kosova: Bashkia do të vazhdojë të krijojë lehtësira për biznesin

12/05/2015 00:00

“Bashkia e Tiranës nuk do të mjaftohet kurrë me atë që ka bërë deri tani për biznesin. Megjithëse janë bërë shumë gjëra, megjithëse është lehtësuar biznesi, absolutisht nuk do të ndalojë puna për Bashkinë e Tiranës në këtë drejtim”.

Me këto fjalë, kandidati i opozitës për kryebashkiak të Tiranës, Halim Kosova, i është drejtuar punonjësve të një biznesi fason në kryeqytet, ku u ndal për takimin e radhës. Kosova premtoi se do të bëjë më të mirën për të gjithë banorët e Tiranës, pa dallim.

“Me bindje të plotë, me punë dhe dinjitet, do të bëjmë më të mirën për të gjithë banorët e Tiranës, të pasur e të varfër, hallexhinj, në fshat, në qytet, në komuna e kështu me radhë”, u shpreh Kosova.

Top Channel