Nishani pret mbretin e Jordanisë

12/05/2015 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti mbretin e  Jordanisë, Abdullah II në vizitën zyrtare që po zhvillon në Shqipëri.

Kreu i shtetit vlerësoi se janë të shumta mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe në organizatat ndërkombetare, veçanërisht në OKB, ku Jordania, tha Nishani, luan një rol të rëndësishëm në drejtim të ruajtjes së paqes, forcimit të sigurisë, veçanërisht në rajonin e Lindjes së Mesme, por jo vetëm.

Presidenti i shprehu mirënjohjen Jordanisë si vendi i parë i Lindjes së Mesme që njohu pavarësinë e Kosovës.

Mes Bujar Nishanit dhe mbretit jordanez u disktua edhe për mundësinë e rritjes së koordinimit dhe angazhimeve të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, duke e konsideruar atë një sfidë të përbashkët dhe globale.

Mbreti i Jordanisë u prit edhe kryeministri Edi Rama, ku u diskutua mundësia e shtimit të bashkëpunimit dypalësh në të gjithë fushat.

Top Channel