Shkëndija mposht Vardarin, siguron Europën

12/05/2015 00:00

Shkëndija ka arritur që të fitojë sfidën ndaj Vardarit të Shkupit, duke rihapur çështjen e titullit. Ndeshja që ishte parashikuar të luhej të dielën, është zhvilluar pasditën e së martës, për shkak të incidentëve në Kumanovë, qytet ku Shkëndija luan ndeshjet si vendase, për shkak të punimeve në stadiumin e saj në Tetovë.

Goli i Xhelil Abdullahut dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, i ka dhënë shpresa Rabotnickit që të shpresojë në mbrojtjen e titullit, pasi me fitoren e tyre ndaj Metalurgut me rezultat 2-0, janë vetëm tre pikë mbrapa Vardarit.

Ndërkohë, Shkëndija me fitoren e së martës ka arritur në kuotën e 56 pikëve, duke siguruar një vend për eliminatoret e Europa League-s, si e treta në klasifikim, pasi Renova bëri një hap fals duke humbur në shtëpi kundër Sileksit.

Me vendim të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, sfida mes Shkëndijës e Vardarit është zhvilluar në Kërçovë. Kjo nuk është e hera që një ndeshje mes këtyre dy skuadrave shtyhet, pasi edhe më parë për shkak të tensioneve në Gushincë, skuadrat u detyruan të caktojnë një datë tjetër, por edhe atëherë Shkëndija fitoi me rezultat 3:2.

Top Channel