Nishani takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

12/05/2015 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, zotin Nicholas Cannon Obe. Gjatë takimit, u bisedua rreth nivelit të kënaqshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke u përqendruar në mënyrë të veçantë në bashkëpunimin në fushën e drejtësisë.

Presidenti Nishani vlerësoi se reforma në fushën e drejtësisë është e një rëndësie vendimtare për vendin dhe siguroi se, mbetet plotësisht i përkushtuar dhe i vendosur për të bërë çdo përpjekje për ta çuar këtë reformë përpara.
 
Ambasadori Cannon vuri në dukje se reforma në drejtësi është pjesë e paketës tërësore për 5 prioritetet e Bashkimit Europian dhe se është shumë e rëndësishme që ajo të jetë gjithëpërfshirëse. “Vetëm një reformë e suksesshme dhe e qëndrueshme në sistemin e drejtësisë mund të çojë vendin përpara”, theksoi ambasadori.

Top Channel