Champions, Bajerni fiton, por Barcelona shkon në finale

12/05/2015 00:00

Barcelona është skuadra e parë finaliste e Champions Leagues, pasi ka eliminuar Bajernin e Mynihut të Pep Guardiola-s edhe pse u mundën në ndeshjen e kthimit në Gjermani 3-2.

Suarez me grintë dhe vrap, Messi me klas dhe Neymar me vendosmërinë e tij. Treshja e Barcelonës është vërtetë e frikshme dhe me karakteristika të gërshetuara që bëjnë të duket e vogël çdo skuadër. Pas fitores 3-0 në ndeshjen parë në këtë ndeshje kthimi katalanasit janë sërish protagonist me gola.

Pas atij të Mehdi Benatia që zhbllokoi takimin që në fillim Neymar tregon formën e tij perfekte dhe shënon dy herë në pjesën e parë duke i dhënë fund shpresës katalanase, ndërkohë që ngjitet në kuotën e 9 golave një më pak se Messi.

Në pjesën e dytë Lewandowski barazon në 2-2 dhe Muller shënon golin e tretë që i jep fitoren gjermanëve, por për kualifikimin duheshin edhe 3 gola të tjerë që janë vërtetë shumë.

Ndërkohë pritet ende skuadra tjetër finaliste që do të dalë nga çifti që luan sot në mbrëmje mes Real Madrid-it dhe Juventusit. Ndeshja e parë mes tyre në Torino u fitua 2-1 nga skuadra italiane. 

Top Channel