Vizita e Erdogan në Tiranë, ja akset rrugore që do të bllokohen

13/05/2015 00:00

Vizita e Presidentit të Turqisë në Tiranë ditën e mërkurë ka bërë që Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë të marrë disa masa për bllokim të pjesshëm të akseve rrugore.

Kështu bëhet e ditur se duke filluar nga ora 10:30 deri në orën 22:00 të së mërkurës, segmentet kryesore do të jenë në mbikëqyrjen e vazhdueshme të policisë dhe do të bëhet bllokim i pjesshëm i kalimit në orare të caktuara.

Bllokimi i segmentit rrugor përkohësisht do të fillojë nga Rinasi për në “Qafën e Kasharit”, në vazhdim te sheshi “Shqiponja”, “Zogu i Zi”, rruga e “Durrësit”, sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, “Ura e Lanës”, bulevardi “Zhan Dark”, bulevardi “Bajram Curri”, rruga “Xhorxh Bush” i cili do të bëhet në orare të ndryshme.

Sipas policisë, në këto segmente rrugore nuk do të ndalohet qarkullimi, por do të ketë bllokime të pjesshme të rrugëve, të cilat do të bëhen në momente të caktuara nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit.

Top Channel