I humbin bizhuteritë, nis procedimi ndaj pastrueses së shtëpisë

13/05/2015 00:00

Një 35-vjeçare është në hetim nga policia, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi bizhuterish. M. M. nga Elbasani punonte si pastruese në banesën e një 40-vjeçareje.

Kjo e fundit e ka denoncuar në polici pastruesen, pasi në banesë i janë vjedhur një sasi bizhuterish floriri. A. G. dyshon se autorja e vjedhjes është 35-vjeçarja. Policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel