Trafikonin makina të vjedhura, në hetim dy shtetas bullgarë

13/05/2015 00:00

Dy shtetas bullgar do të ndiqen penalisht nga policia e Korçës, pasi dyshohet se kanë sjellë në Shqipëri mjete të vjedhura jashtë vendit.

Pas verifikimit të të dhënave nga Interpol, rezulton se mjetet janë vjedhur dhe më pas janë shitur në vendin tonë.

Konkretisht, A. R., 62 vjeç nga Sofje dyshohet se ka trafikuar në vendin tonë një kamion tip Benz. Ndërsa S. S, 61 vjeç, po nga Sofje dyshohet se nga Porti i Durrësit ka trafikuar në Shqipëri një mjet tip Land Rover. Mjeti rezulton i vjedhur dhe blerësi i tij është një shtatas nga qyteti i Korçës.

Policia tha se, ndaj dy të huajve rëndon akuza e trafikimit të mjeteve motorike.

Top Channel