10 gjërat e çuditshme që mund të bëni në gjumë

13/05/2015 00:00

Përgatitja e një vakti gjatë natës dhe harresa e tij në mëngjes nuk është e vetmja gjë e çuditshme që mund të jeni duke bërë teksa flini. Episodet që mund t’ju ndodhin kur jeni të pavetëdijshëm variojnë dhe bëhen të habitshme. Sjelljet jonormale, sipas Fondacionit Amerikan të Gjumit, prekin 10 për qind të popullatës.

Ka dy kategori kryesore të ngjarjeve që mund të ndodhin, ato gjatë gjumit REM dhe ato që ndodhin në fazën e tretë të gjumit. Dy shkaktarët kryesorë të këtyre eventeve janë mungesa e gjumit dhe stresi.

1. Qarkullimi nëpër shtëpi
Ecja nëpër gjumë është një nga çrregullimet më tipike të gjumit. Një nga keqinterpretimet e atyre që ecin në gjumë është se veprojnë sipas ëndrrave, por në fakt, ecja nëpër gjumë ndodh në fazën e tretë dhe të thellë të gjumit. Për shkak të kësaj, mund të jetë e vështirë për t’i zgjuar këta persona, kështu situata mund të bëhet “e rrezikshme”. Por pasojat ditën e nesërme mund të jenë më serioze. Sipas revistës së gjumit, të rriturit që ecin nëpër gjumë kishin një përgjumjeje të lartë gjatë ditës, ndjesi dobësie dhe simptoma ankthi.

2. E folura ose të bërtiturat
Ecja nëpër gjumë ose bisedat janë më së shumti të përhapura te fëmijët dhe episodet përfundojnë zakonisht gjatë pubertetit. Trembjet gjatë natës shpesh ndodhin te fëmijët. Ato janë riaktivizime të përgjigjes ndaj frikës në gjumë. Fëmijët që vuajnë nga vënia në lojë kanë më shumë gjasa të flasin apo bërtasin në gjumë. Megjithatë, këto episode ndodhin edhe te të rriturit.

3. Mesazhet
Dërgimi i mesazheve me tekst ndërsa dikush fle, duken shumë të çuditshme, por nuk është fenomen befasues, meqë numri i njerëzve që flenë me telefonin pranë është shumë i madh. Një studim i Universitetit Villanova zbuloi se nga 300 studentë, 35 për qind e tyre çonin mesazhe kur flinin. Kjo nuk është gjë e dëmshme, por ama disi turpëruese.

4. Ngarja e makinës
Disa nga gjërat që mund të bëni në gjumë mund të jenë të rrezikshme për sa kohë personi largohet nga shtëpia. Nuk janë të paprecedentë rastet kur njerëzit që flenë, i hipin makinës dhe fillojnë të udhëtojnë. Në të tilla raste ka pasur edhe aksidente.

5. Përgatitja dhe ngrënia e ushqimit
Studiuesit tregojnë se ata dinë raste të njerëzve që shkojnë në kuzhinë në mes të natës dhe hanë pa mendje qepë të gjalla, sikur të ishin mollë. Në mëngjes këta persona zgjoheshin pa e pasur idenë se çfarë u kishte ndodhur. Për shkak se ndodh gjatë fazës së tretë të gjumit, edhe ngrënia gjatë gjumit nuk përfshihet te REM-i. Gjithashtu njerëzit në dieta kanë më shumë prirje të flenë dhe të hanë ushqim gjatë gjumit. Ushqimet që konsumohen janë përgjithësisht me shumë kalori, por ka edhe nga ato që nuk janë aspak ushqim, si për shembull akulli. Nuk është çudi që ngrënia përgjumësh mund të shkaktojë shëndoshje, probleme me dhëmbët ose dëmtime gjatë përgatitjes së ushqimit.

6. Të bërit seks
Gjumi dhe seksi mund të ndodhin te njerëzit që nuk janë të vetëdijshëm. Sipas kërkimit, ‘seksomia’ u raportua te 8 për qind e pacientëve me çrregullime klinike të gjumit dhe ndodhte tri herë më shpesh te meshkujt, se sa te femrat. Një specialist thotë se aktiviteti seksual i lidhur me gjumin është më i zakonshëm nga sa mund ta mendojnë shumica e njerëzve.

7. Vënë në realitet ëndrrat
Këtu është çasti kur sjelljet gjatë gjumit bëhen të rrezikshme. Normalisht gjumi REM, faza e gjumit kur ne jemi më aktivë gjatë ëndrrave, i paralizon muskujt për të na mbrojtur nga veprimi sipas ëndrrave. Por në disa raste, kur ekziston një dështim i paralizës, njerëzit veprojnë sipas ëndrrave dhe kjo quhet sjellja e çrregullimit të REM. Këto lloj episodesh ndodhin zakonisht te meshkujt mbi moshën 50-vjeçare, por mund t’i ndodhin kujtdo, veçanërisht njerëzve që marrin ilaçe ose antidepresantë.

Gazeta Shqip

 

Top Channel