E zuri gjumi në aktivitetin e Kim Jong Un, ministri i Mbrojtjes ekzekutohet për tradhti

13/05/2015 00:00

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut, Hyon Yong-chol, është ekzekutuar për tradhti ndaj Kim Jong-un, i ka bërë të ditur Parlamentit agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut.

Sipas tyre, Hyon është vrarë më 30 prill, përpara një audience prej qindra personash. Agjencia e lajmeve Yonhap, thotë se Hyon u përgjum gjatë një aktiviteti, ku ishte i pranishëm Kim Jong-un dhe nuk ka ndjekur udhëzimet.

Raportimet nga Korea e Veriut janë të pamundura për t’u konfirmuar në mënyrë të pavarur. Analistët thonë se riorganizimi i zyrtarëve të lartë po ndodh shpesh në Korenë e Veriut.

Ekzekutimi i figurave kaq të afërta me Kim Jong Un është i habitshëm dhe rrit shqetësimet për stabilitetin e vendit.

 

Top Channel