Shpërndante heroinë, në pranga 31-vjeçari

13/05/2015 00:00

Një person i dyshuar si shpërndarës heroine është arrestuar nga policia e Durrësit. Elvis Mona u kap në flagrancë pas hetimit një-mujor të policisë.

31-vjeçari shpërndante heroinë në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit. Gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një sasi prej 120 gramë heroinë dhe 4.5 gramë kanabis sativa.

Policia shtoi se, ndaj të riut rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Top Channel