Në pranga një 71-vjeçar për veprime të turpshme me të mitur
13/05/2015 00:00
I moshuari u arrestua në flagrancë për veprime të turpshme me të mitur.
Burime zyrtare të policisë së Tiranës bënë të ditur se Kozma Buzo, disa herë rresht, ka përndjekur dhe ka kryer vepra të turpshme me një 11-vjeçare.
Ngjarja është regjistruar në linjën urbane të Porcelanit në kryeqytet. Policia tha se po kryen hetime të mëtejshme për këtë rast.
Top Channel