Jennifer Lawrence, fytyra e re e Dior

13/05/2015 00:00

Jennifer Lawrence së fundmi ka pozuar për fushatën e re të Dior dhe duket vërtet e mrekullueshme, duke vërtetuar kështu se, përveçse një aktore e shkëlqyer, është edhe një modele tërheqëse.

Ylli, e cila zakonisht shfaq bukurinë e saj në ekranin e madh, në këtë set fotografik shihet me një “make-up” natyral.

Protagonistja e ‘Hunger Games’ ka qenë pjesë e disa fushatave për stilistë të ndryshëm në të shkuarën, por duket se ka hequr dorë nga modelingu i rrobave dhe aksesorëve, duke zgjedhur të bëhet fytyra e kësaj firme bukurie.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel