Allegri beson: Në finale shkojmë ne

13/05/2015 00:00

Massimiliano Allegri u është drejtuar edhë njëherë gazetarëve. Para sfidës së dytë gjysmëfinale, trajneri i “zonjës” beson se skuadra e tij mund të kalojë pengesën “Real” dhe të prek finalen e Berlinit, madje edhe duke e sulmuar në “Santiago Bernabeu”.

“Jemi 95 minuta larg Berlinit dhe besojmë se mund t’ia dalim. Atmosfera është e mirë dhe lojtarët janë të përqendruar. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe, por të jeni të sigurt se nuk kemi ardhur që të mbrohemi, pavarësisht se Reali luan një futboll sulmues në shtëpi”, u shpreh Allegri.

Nga minuta e parë, pritet që të luajë edhe Paul Pogba, që sipas teknikut të Juves, është 100% gati. “Pogba është shumë mirë dhe besoj se mund ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe duhet ta tregojë vlerat e tij në ndeshje të mëdha”, deklaroi Maksi.

Allegri ka thurrur elozhe për Carlos Tevez, pa harruar edhe Alvaro Morata-n. “Carlos është një lojtar i jashëtzakonshëm. Është kënaqësi ta shohësh në fushë. Topi i Artë? Varet nga rezultatet e skuadrës. Morata? Është rritur shumë si lojtar dhe tregon vazhdimësi”, tha Allegri.

Top Channel