Kritikohet Miss Japonia: S’je “mjaftueshëm japoneze”

13/05/2015 00:00

Miss Japonia, Ariana Miyamoto është duke u përballur me kritika të shumta. Opinoni në shtetin aziatik po e akuzon se ajo nuk është “mjaftueshëm japoneze”. 21-vjeçarja që ka një nënë japoneze dhe një baba afrikano-amerikan ka treguar se është lënduar nga kritikat, por po i shërbejnë edhe si motivim.

“Nuk do të gënjej dhe të them që nuk kanë pasur ndonjë ndikim. Fjalët që kam dëgjuar ose lexuar më kanë lënduar. Por, në të njëjtën kohë edhe më motivojnë, tani dua që të luftoj dallimet racore në Japoni”, është shprehur Miyamoto.

Ariana tregon se ndjehet japoneze dhe se po përdor shembullin e modeles britanike Naomi Cambell, që u përball me një situatë të njëjtë para disa dekadash. “Gjuha ime e parë është japonishtja, ndjehem japoneze dhe dua të bëj gjëra të mira për këtë vend. Ndoshta njerëzit duhet të ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Naomi Cambell u ballafaqua me kritika të njëjta dhe ia doli të bëjë një revolucion, prandaj do tentoj edhe unë”, tha 21-vjeçarja.

Ariana Miyamoto u kurorëzua më e bukura e Japonisë në mars të këtij viti, ndërsa pas spektaklit pati reagime të ashpra, duke thënë se ajo nuk ishte një “japoneze e pastër”, por racë e përzier, dhe se nuk meritonte që të shpallej Miss Japonia.

FOTO GALERI
1/3
Kritikohet Miss Japonia… s’je “mjaftushëm japoneze”

Top Channel