Lufta kundër piraterisë, AMA kontrollon transmetuesit audiovizivë

13/05/2015 00:00

Autoriteti i Mediave Audiovizive po vijon kontrollet e subjekteve, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e transmetimeve audiovizive, dhe veçanërisht televizionet kabllore.

Inspektorët e AMA-s u ndalën në qytetin e Sarandës, për të inspektuar zbatimin e ligjshmërisë nga ana e operatorëve kabllorë, në lidhje me respektimin e të drejtave të transmetimit gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre.

Inspektimet e AMA-s do të vazhdojnë pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit, ku në fokus do të jenë ndalimi i piraterisë nga ushtrimi i aktivitetit të kundërligjshëm dhe të palicencuar nga AMA, zbatimi i legjislacionit dhe respektimi i të drejtave të transmetimit nga të gjithë subjektet, që ofrojnë shërbimin e tyre audio dhe audiovizive.

Njëherësh me verifikimin në terren, bëhet një kontroll i dyfishtë për të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga operatorët.

Top Channel