Halim Kosova me tregtarët: Problemi juaj do të jetë i imi

13/05/2015 00:00

Kandidati i PD për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua pasditen e së mërkurës me tregtarë të vegjël dhe banorë në disa nga rrugët më të njohura të kryeqytetit, atë të Bogdanëve, Him Kolli dhe Myslym Shyri.

Duke konstatuar problemet e mëdha që kanë qytetarët me varfërinë dhe pamundësinë, zoti Kosova i siguroi ata se do të jetë në krah të tyre.

“Halli i njërit është edhe halli i të gjithëve, por ne duam që halli juaj të jetë halli i Bashkisë”, tha Kosova.

Nuk munguan as rastet kur qytetarët i shprehën atij mirënjohjen pasi u është gjendur pranë në momente të vështira. Nga ana e tij, doktor Kosova u premtoi banorëve se edhe si kryebashkiak do të gjendet pranë tyre.

“Unë përshembull, në qytetin e Tiranës, i kam premtuar banorëve që edhe për halle që varen nga qeveria, unë do të jem njësh me ta, për t’i luftuar, për t’i zgjidhur këto probleme”, tha Kosova.

Top Channel