Haradinaj: Ballkani, i rrezikuar nga qeveritë kriminale

13/05/2015 00:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj vlerëson se ngjarjet në Kumanovë tregojnë se rajoni nuk është i rrezikuar nga “patriotët etnikë”, por nga qeveritë e korruptuara dhe të kriminalizuara.

“Lëvizjet për ndryshim, këto qeveri nuk do të mund t’i ngulfasin duke përdorur dhunën apo konfliktet e paqena ndëretnike”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Haradinaj ka theksuar se, partia e tij distancohet nga dhuna dhe nga çdo formë e zgjidhjes së problemeve në rrugë të dhunshme.

Top Channel