Përvjetori i martesës, Kanye dhe Kim e festojnë në Paris

13/05/2015 00:00

Më 24 maj, Kanye West dhe Kim Kardashian do të festojnë përvjetorin e parë të martesës. Vendi se ku do e kalojnë këtë datë do të jetë Parisi, kryeqyteti i dashurisë, ku në restorantin e Kullës Eiffel do të organizohet një mbrëmje me miqtë e çiftit.

Mediat rozë kanë zbuluar se Kanye ka kohë që është duke u marrë me organizmin e kësaj mbrëmjeje, për ta bërë bashkëshorten e tij, Kim që të ndjehet e veçantë. Ndërkohë, edhe restoranti ku është planifikuar të ketë një festë, ka njoftuar klientët se më datë 24 maj nuk do ketë shërbime, pasi është pronotuar për një festë private.

Ka një arsye të veçantë pse përvjetori i parë do të festohet në Paris, pasi në intervistat e tyre të mëhershme, Kanye dhe Kim kishin deklaruar se në këtë qytet ishin ndezur shkëndijat e para të dashurisë së tyre.

Top Channel