Dy gjimnazistë nga Shkodra, Drini Dracini dhe Sheri Tuzi, që përfaqësonin Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar të shkencës për të rinjtë, që u mbajt për një javë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë arritur të zënë vendin e tretë, duke marrë medalje bronzi, në një garë ku merrnin pjesë 700 gjimnazistë nga 70 vende të botës.

Dy gjimnazistët prezantuan projektin e tyre novator në kërkimet e inxhinierisë kimike, përballë një jurie me profesorë të njohur nga universitete të ndryshme të Amerikës.

Shpikja e dy adoleshentëve nga Shkodra, Drini Dracinit dhe Sheri Tuzit, konstaton në zhvillimin e disa reaksioneve kimike, nëpërmjet të cilave realizohet konvertimi i oksideve të azotit dhe karbonit, që janë faktorët kryesorë të ndotjes dhe përbërës të rrezikshëm të smogut, në substanca krejtësisht të padëmshme për mjedisin.

Dy gjimnazistët shpjegojnë se, e gjithë ajo çfarë kanë arritur të zbulojnë, është fakti se i gjithë procesi realizohet në bazë të vetive fotokalitike të dioksidid të Titanit, TiO2, veti të cilat i mundësojnë të veprojë si katalizator për reaksione të caktuara, kur ekspozohet ndaj dritës së diellit.

Kjo realizohet duke përdorur dioksid Titani (TiO2), si element përbërës të materialeve të ndryshme, si për shembull asfaltit, çimentos, tullave, apo edhe si spërkatës.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel