Bashkëshortja e Fatmir Haklajt, e kërcënuar me plumb në zarf

13/05/2015 00:00

Bashkëshortja e Fatmir Haklajt, ish-shef i Komisariatit të Tropojës, ka dorëzuar në polici një denoncim, me anë të të cilit pretendon se është kërcënuar për vdekje, pasi ka gjetur një zarf që përmbante një plumb kallashnikovi brenda, të gjetur përpara derës së shtëpisë së saj.

Anila Haklaj shkon edhe më tej, duke thënë se ndjehet e kërcënuar jo vetëm personalisht, por ka frikë edhe për të bijën 15-vjeçare.

E pyetur nga agjentët e policisë gjatë momentit të kallëzimit, ajo ka pohuar se kërcënimin e lidh vetëm me emrin e ish-bashkëshortit të saj, që është akuzuar për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, pranë selisë së Partisë Demokratike, në shtator 1998.

38-vjeçarja ka kërkuar mbrojtje policore, pasi ndjen se jeta e saj ndodhet në rrezik.

Top Channel