Kim Kardashian penalizohet nga një ‘selfie’

14/05/2015 00:00

Revista prestigjioze amerikane “Vogue”, nuk ka përfshirë në faqet e saj, yllin e “Keeping Up With Kardashians”, Kim dhe paraqitjen e saj në “Met Gala” edhe pse kjo u cilësua si një nga VIP-at e veshur më bukur në këtë event.

Ka qenë një foto “selfie” ku Kim ka qenë protagoniste e cila ka bërë përjashtimin e saj nga numri special i “Vogue USA” në lidhje me eventin e përvitshëm, “Met Gala”.

Vetë kryeredaktorja e “Vogue USA”, Ana Wintur kishte paralajmëruar të gjithë yjet pjesëmarrës në këtë Gala se do të përjashtoheshin nga revista në rast se do të realizonin “selfie” gjatë zhvillimit të mbrëmjes.

Faqen kryesore të revistës për këtë vit e mban Rihanna e veshur me fustanin e saj “gold” me motive orientale, si dhe motra e vogël e Kim, Kendall Jenner.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel