Basha në Elbasan: Taksa të ulëta për biznesin

14/05/2015 00:00

Ulja e taksave nuk do të ndodhe vetëm në Tiranë, nëse atë e fiton Halim Kosova, por edhe në Elbasan, nëse bashkia fitohet nga Ardian Turku.

Bashkë me kryetarin e Partise Demokratike Lulzim Basha ata diskutuan me të rinjtë përse taksat e ulëta shkojnë në favor të daljes nga varferia, uljes së papaunësisë te të rinjtë dhe rritjes së mirëqënies.

“Menjëherë ekipi im do të ulë taksat e biznesit të vogël, jo më me 10% por me 30% që në vitin e parë. Por më duhet t’ju them se nuk do të ketë më një rrugicë, apo në një rrugë me 20 dyqane rrjesht, ku 8 paguajnë, ku 6 s’paguajnë fare dhe 6 paguajnë nën dorë dhe vazhdojnë biznesin informal.
BASHA – Sistemi që po falimenton Shqipërinë është sistemi i taksave të larta, i çmimeve të larta, ku shqiptarët paguajnë më shumë, fitojnë më pak dhe jetojnë më keq. Ne do t’i japim fund këtij sistemi. Shqiptarët do të paguajnë taksa të ulta, do të fitojnë më shumë, do të kenë më shumë mundësi për punësim dhe do të jetojnë më mirë”, tha z. Turku.

Kreu i opozitës akuzoi qeverinë e kryeministrit Rama jo vetëm si të paaftë, por edhe të korruptuar, ku interesi i vetem është pasurimi me çdo mjet dhe jo investimet për zhvillimin e vendit.

“Në qoftë se papunësia është problem më i madh, në qoftë se varfëria është problem më i madh, në qoftë se uji është problem më i madh, aty investohet në fillim. E pastaj në projekte luksi. E pastaj në projekte zbukurimesh se njerëzit nuk hanë palma as nuk punësohen majë palmës”, tha z. Basha.

Në Elbasan kryetari i Partise Demokratike u pozicionua kundër reformës në arsim, që është sipas tij, një nga politikat e gabuara të drejtimit të gabuar që ka marrë vendi.

“A është drejtimi i duhur për Elbasanin që fakulteti të ketë më pak studentë sepse nuk paguajnë dot tarifat e rritura? A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që në muajin prill, numri më i lartë i azilkërkuesve i Bashkimit Europian të mos jenë më sirianët, por të jenë shqiptarët? A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që papunësia rinore të kapë shifrën, pothuajse 40%? Në qoftëse ky nuk është drejtimi i duhur atëherë më 21 qershor, me votën tuaj duhet të jepni një mesazh të bashkuar, mesazhin e ndaljes të së keqes”

Top Channel