Librazhd, pranga një 53-vjeçari; dhunoi me sende të forta të bijën

14/05/2015 00:00

Agjentët e anti-krimit në Librazhd kanë arrestuar në orët e fundit një 53-vjeçar për ushtrim dhune.

Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, shtetasi Lavdi Qoshku, banues në fshatin Babje, ka goditur me sende të forta vajzën e tij 20 vjeçe, duke i shkaktuar dëme në kokë, përfshirë fytyrën.

Nga hetimet paraprake, agjentët kanë mësuar se ngjarja ka ndodhur për motive të të rëndomta, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë së Elbasanit për procedim të mëtejshëm të çështjes.

Top Channel