Lindsay Lohan i rikthehet Islamit

14/05/2015 00:00

Lindsay Lohan është fotografuar teksa mbante në dorë një kopje të Kuranit, një ditë pas shërbimit të kryer në komunitet, në Brooklyn.

Aktorja, e cila vjen nga një familje italiane dhe irlandeze dhe që është rritur si katolike, ka hequr dorë nga alkooli dhe po mundohet të hyjë në rrugën e drejtë, falë besimit fetar.

Në të vërtetë, kjo nuk është hera e parë që Lohan ka shprehur interesin e saj në besimet fetare, pasi më parë ka marrë mësime rreth budizmit. Gjatë një interviste të dhënë vitin e kaluar, ajo është shprehur se e konsideron veten një person shumë fetar dhe se me kalimin e kohës “ndjehem akoma më shumë e dhënë pas fesë”.

Top Channel