Bashkëshortja e Robbie Williams paditet për ngacmim seksual

14/05/2015 00:00

Bashkëshortja e Robbie Williams, Ayda Field, raportohet të jetë paditur nga një ish i punësuar për ngacmime seksuale.

Gilles De Bonfilhs ka punuar me çiftin për një perudhë të shkurtër kohore dhe tashmë ai ka paditur Ayda-n, duke pretenduar se ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale nga aktorja.

Sipas TMZ, Gilles De Bonfilhs tregon se shpesh aktorja lëvizte nëpër shtëpi plotësisht e zhveshur, fliste rreth jetës së saj seksuale, e pyeste atë rreth jetës së tij seksuale, si dhe i kërkonte të jepte mendime rreth trupit të saj.

Zëdhënësi i Robbie Williams ka deklaruar se këto akuza janë krejtësisht të pavërteta.

Robbie është martuar me Ayda Field në vitin 2010, pas 4 vitesh marrëdhënieje. Ata kanë dy fëmijë së bashku: Theodora Rose, 2 vjeç dhe Charlton Valentine, e cila ka lindur në fund të muajit tetor 2014.

Top Channel