Nëse jeni lodhur nga filmat që frymëzohen nga novelat grafike, bëni mirë të duroni edhe ca, pasi Hollivudi po përgatit edhe shumë të tjerë për vitet e ardhshme, mes të cilëve do të jetë edhe një film për një grup krejt të ri X-Men-ësh.

Sipas ‘Deadline’, Fox ka nënshkruar një marrëveshje me regjisorin Josh Boone për të drejtuar xhirimet e filmit ‘The New Mutants’. Bëhet fjalë për një grup të ri superheronjsh të trajnuar nga Professor X.

Grupi origjinal është prezantuar për herë të parë në novelat grafike të vitit 1982. Në të bënin pjesë amerikani Cannonball, vietnamezi Karma, indiani Mirage, braziliani Sunspot dhe skocezja Werewolf.

Josh Boone është një nga regjisorët më të kërkuar të momentit pasi buxhetin prej 12 milionë dollarësh për filmin ‘The Fault In Our Stars’ e ktheu në fitime prej 307 milionë dollarësh në “box office”.

FOTO GALERI
1/2
Mutantët e rinj në publikimin e parë, në vitin 1982

Top Channel