Juventus, 2 mijë tifozë presin skuadrën pas kthimit nga Madridi
14/05/2015 00:00
Ishin rreth 2 mijë tifozët e Juventusit, të cilët pritën lojtarët bardhezinj në kthimin e tyre nga Madridi, qytetin ku morën kualifikimin për në finalen e madhe të Champions League.
Në aeroportin e Caselle-s, fansat takuan idhujt e tyre dhe bënë sa më shumë “selfie” të mundeshin me futbollistët.
Juventusi barazoi 1-1 ndaj Realit në Santiago Bernabeu dhe kaloi me rezultatin e përgjithshëm 3-2 në finale, ku do të luajë ndaj Barcelonës dhe do të kërkojë trofeun e tretë në histori të Ligës së Kampioneve.
Top Channel