Pink: Nuk e kam problem peshën time trupore

14/05/2015 00:00

Pink është paraqitur në “2015 BMI Music Awards’” me një fustan shumë të bukur, që e mbulonte atë nga koka deri te këmbët. Por këngëtarja thotë se nuk është mbuluar ngaqë ka frikë nga format e trupit të saj.

Këngëtarja 35-vjeçare tregon se ajo nuk dëshiron aspak të ngacmohet për shkak të peshës.

“Mendoj se njerëzit e kanë keqkuptuar. Ata mendojnë se opinioni i tyre ka rëndësi për mua, por nuk kuptoj se si mund t’i japin vetes kaq shumë rëndësi?! Dua t’u rikujtoj se mua nuk më intereson aspak kjo”, ka thënë Pink për “Entertainment Tonight”.

Muajin e kaluar, Pink reagoi ashpër ndaj ndjekësve në Twitter, të cilët nisën të tallen me peshën e saj. E pyetur pse ajo reagoi në atë mënyrë, Pink u përgjigj: “Nuk ndihem mirë kur tallem, pasi asnjëherë nuk jam tallur me të tjerët”.

“Jam duke rritur një vajzë si dhe jam vetë vajzë. Njerëzit mendojnë që jam treguar e ashpër, por nuk duhet të harrojnë se jam një qënie njerëzore”, ka shtuar Pink.

Top Channel