Miley Cyrus “harron” të depilohet

14/05/2015 00:00

Ajo nuk ngurron aspak të tregojë trupin, por kësaj radhe Miley Cyrus ka “tronditur” fansat teksa ka mbërritur në ‘1 OAK’ në Nju Jork për të festuar ditëlindjen e 45-të të nënës së saj.

Ajo është bërë qendra e vëmendjes pasi kishte “harruar” të depilonte sqetullat, duke bërë kështu të shpërthenin komentet negative nga fansat e saj.

E veshur me një fustan, i cili ngjante më shumë si një shall i ndarë në dy pjesë, Miley ka përshëndetur fansat në momentin që ka mbërritur në klubin e famshëm, por dora e ngritur lart ka bërë që të bjerë në sy sqetulla e lënë pas dore.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel