Shkodër, Keti Bazhdari takohet me pedagogët

14/05/2015 00:00

Në vijim të dëgjesave me grupet e interesit, kandidatja e së majtës në Shkodër, Keti Bazhdari, ka zhvilluar një takim me pedagogë të Universitetit të Shkodrës.

Keti Bazhdari u shpreh se pikërisht një lidhje e ngushtë mes Bashkisë së Shkodrës dhe universitetit është një binom që përkthehet në zhvillim për territorin e Bashkisë së Shkodrës, duke nisur që nga Velipoja deri në Theth.

Nga ana tjetër, kanë qenë vetë pedagogët ata që kanë shkëmbyer idetë e tyre për mundësinë e zhvillimit të këtij rajoni, me një urë lidhëse të përbashkët siç është universiteti, që i jep mundësi që me anë të burimeve njerëzore, t’i japë Shkodrës dimensionin e duhur.

Top Channel