Mastersi i Romës: Nadal në çerekfinale, Murray tërhiqet

14/05/2015 00:00

Spanjolli Rafael Nadal është kualifikuar në çerekfinalet e turneut Masters 1000 të Romës, pasi paraditen e së enjtes mundi amerikanin John Isner në dy sete: 6-4 dhe 6-4.

Numri 7 i renditjes botërore në tenis fitoi takimin në 1 orë e 19 minuta. Tashmë, Nadal do të ndeshet në çerekfinale me zviceranin Stanislas Wawrinka, i cili mundi belgun Dominic Thiem me rezultatin 7-6 dhe 6-4.

Ndërkohë, britaniku Andy Murray, fituesi i Mastersit të Madridit, ka njoftuar tërheqjen nga turneu i Romës.

“Jam shumë i lodhur. Edhe pse deri dje ndihesha mirë, sot isha i rraskapitur. Dua të bëj disa ditë pushim, në mënyrë që të jem në formë për Roland Garros-in”, tha Murray.

Top Channel