Miranda Kerr shkëlqen në Kanë

14/05/2015 00:00

Supermodelja australiane Miranda Kerr ka shkëlqyer në Festivalin e Kanës. E ardhur si pjesë e fushatës së marketingut për “Magnum”, Kerr ka tërhequr vëmendjen me një fustan të zi të gjatë, duke impresionuar të gjithë.

Qindra njerëz kanë nxitur të bëjnë foto me modelen, si dhe të marrin një autograf. Ndërkohë që 32-vjeçarja ka ndarë pak kohë me fansat e saj, ajo u ka dëshmuar të kundërtën kritikëve, të cilët flsinin për një Kerr që nuk është në formën më të mirë, dhe larg modeleve tjera, të cilat kanë pushtuar kopertinat e revistave rozë.

Festivali që po mbahet në jug të Francës, nuk tërheq vetëm produksionet më të mira kinematografike, por edhe shumë reklama, që është edhe arsyeja e vërtetë pse Kerr ndodhet në Francë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel