Blushi për Maqedoninë: Shqiptarët të papërfaqësuar. Të mbështesim demokratët mes tyre

14/05/2015 00:00

Ben Blushi ishte gjithashtu i vetmi deputet në këtë seancë, që u ndal në analizë të ngjarjeve në Kumanovë. Në ndryshim nga disa deputetë të opozitës, që e morën si shembull përafrues demokracinë në Maqedoni me atë në Shqipëri, deputeti socialist ngriti shqetësimin e mungesës dhe krizës së përfaqësimit të shqiptarëve nga partitë e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit.

“Ajo që ne mund të bëjmë padyshim si shtet, apo si Parlament, është që të mbështesim ata, që nuk mbështesin aktet jodemokratike në Republikën e Maqedonisë. Ne mund të mbështesim demokratët, mes shqiptarëve të Maqedonisë. Prandaj them që, ajo që mund të bëjmë është të mbështesim demokratët ndër shqiptarët e Maqedonisë, demokratët e vërtetë që mund të ketë atje dhe sigurisht që ka”, deklaroi Ben Blushi, deputet i PS.

Për Ben Blushin, ajo që po ndodh sot në Maqedoni në fakt është edhe rreziku i gjithë Ballkanit, pikërisht demokracitë e tyre autokratike.

Top Channel