Shkoi për të lindur, mjekët i harrojnë celularin në bark

14/05/2015 00:00

Një nënë 36-vjeçare nga Jordania, që kishte lindur në fund të Prillit, ka treguar se mjekët e një spitali privat kishin harruar një celular në barkun e saj. Hanan Karim iu nënshtrua ndërhyrjes çezariane, për të lindur djalin e saj 4.8 kg dhe gjithçka kishte shkuar për mrekulli, deri në momentin kur kanë arritur në shtëpi.

“Kur shkuam në shtëpi, vumë re që barku i dridhej, ndërsa vajza ndjente dhimbje të tmerrshme dhe nuk mund të lëvizte. E rikthyem menjëherë në spital, por mjekët nuk kishin një përgjigje se çfarë po ndodhte. Pasi u vendos se duhej të bënte disa skanime, u vërtetua që ka një objekt në stomak”- është shprehur Majeda Hamid, nëna e Hanan.

Kjo çështje është ngritur edhe në Parlamentin jordanez, ku njëri prej deputetëve Salim al Bataynah ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë. “Në një shtet që respekton shtetasit e tij, në një shtet ku ndodhin skandale të tilla, qeveria zakonisht jep dorëheqje. Ju duhet të merrni përgjegjësitë që ju takojnë”- ka thënë ai në foltoren e Parlamentit.

Por, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Jordanisë, Hatem al Azrae ka deklaruar se historia e Hanan është e fabrikuar dhe për të nuk ekziston asnjë fakt.

Top Channel