Arrestohet përgjegjësi i Task Forcës së OSHEE-së

14/05/2015 00:00

Policia e Shkodrës arrestoi për shpërdorim detyre përgjegjësin e Task Forcës së OSHEE-së për rajonin e Veriut.

Gëzim Nikshiqi u arrestua pasi dyshohet se nuk përpiloi raportin për vjedhjen e energjisë nga ana e  shtetasit, Hysen Isufi që ishte zënë në shkelje.

Por jo vetëm kaq, sipas uniformave blu, Nikshiqi është munduar që të fshehë rastin në fjalë duke mos plotësuar as aktraportin në procesverbal.

Për këtë, policia akuzon Nikshiqin për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Top Channel