Britney Spears rikthehet me “Pretty Girls”

15/05/2015 00:00

“Pretty Girls” është hiti që e kthen Britney Spears në tregun muzikor, pas një pushimi të gjatë që ylli i pop-it bëri nga bota e artit.

Kjo këngë është bashkëpunimi i saj dhe reperes së mirënjohur Iggy Azalea, e cila dallon për stilin e saj unik të të kënduarit dhe veshjes.

Vajzat janë përpjekur të sjellin pak nga shija e viteve 80’, nga muzika pop e atyre viteve deri te make-up-i flokët apo veshjet e guximshme me shumë ngjyra. Iggy Azalea ka rolin e një jashtëtokësoreje që vjen në planetin Tokë për t’u bërë shoqja e Britney Spears.

Por kritikët e muzikës e prisnin ndryshe rikthimin e Spears, duke gjykuar se ajo për vite e vite me radhë ka dominuar tregun muzikor me hitet e saj. Edhe disa media e kanë cilësuar bashkëpunimin si qesharak, megjithatë e rëndësishme është që Britney u rikthye në skenë.

Por nuk dihet nëse mamaja e dy djemve të vegjël ka hequr dorë nga skandalet mediatike apo jo! Por gjasat janë se 33-vjeçarja është qetësuar, që pas lidhjes me producentin Charlie Ebersol.

Top Channel